Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ditën e shtune ka reaguar për policët serb që i kanë hequr uniformat e punës, përcjell InLajmi.
Ajo tha se siguria e Kosovës po sfidohet në veri dhe policët që sot janë larguar nga Policia e Kosovës duhet ta kenë të pamundur të kthehen në vendin e punës prapë.
Musliu gjithashtu tha se uniforma e policisë është e shenjtë dhe se askush nuk duhet të bëjë kompromis me të.
Postimi plotë i saj:
Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.
E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur. /InLajmi/

















