Deputetja e Kuvedit të Kosovës Ganimete Musliu, ka kritikuar shefin e Qeverisë Albin Kurti, duke ia kujtuar se kjo e fundit nuk është kundër tij, përcjell InLajmi.
Musliu i kujtoi Kurtit se Beogradi nuk është kundër tij por kundër Kosovës.
Ajo tha se Beogradi nuk është qëndrim kundër një personi dhe në politikë nuk ka „ juve“ në njërën anë dhe „meje“ në anën tjetër.
Postimi i plotë i saj:
Unë nuk jam kundër juve, por Beogradi është kundër meje“ (Albin Kurti).
Një fjali e çuditshme e cila pasqyron egoizmin e sëmurë të Albin Kurtit.
Albin, qëndrimi i Beogradit nuk është qëndrim kundër një personi dhe në politikë nuk ka „ juve“ në njërën anë dhe „meje“ në anën tjetër.
Albin, Beogradi nuk është kundër teje, por kundër shtetësisë së Kosovës dhe për këtë nuk kursen sakrifikimin e nje grusht serbëve në veri të vendit tonë.
Kurse ti Albin, për Kosovën shtet nuk je në gjendje të sakrifikosh as egon tënde të sëmurë./InLajmi/




















