Analisti Halil Matoshi, ka reaguar pas dorëheqjes se ministrit serb Goran Rakiq nga Qeveria e Kurtit, përcjell InLajmi.
Sipas Halil Matoshit, Goran Rakiq ka bërë tradhëti kundër shtetit të Kosovës, duke thirrur në rebelim dhe për këtë gjë Matoshi ka thënë se Rakiq duhet të përgjigjet penalisht.
Ndërkaq, Matoshi për kryeministrin Kurti dhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveqla, ka thënë se ata janë përgjegjësit kryesorë për vendosjen e paqes në veri të Mitrovicës.
Analisti politik, Halil Matoshi në fund ka shtuar se duhet të vendoset rendi në territorin e Kosovës ose të jepet dorëheqje nga Qeveria.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
A ka Plan B. Qeveria Kurti?
1.Në veri të Kosovës po mbretnon paligjësia, rebelimi kaotik dhe vakuumi institucional!
Shteti i Kosovës sot po ballafaqohet me padëgjueshmëni qytetare në veri.
Shpejt pritët me dalë fotografia e të ashtuquajtunës “Brigada Serbe e Veriut” me “kumandirat” Rakić, Radojčić e Djurić, tue vringëllu armët!
2.Goran Rakić ka bâ tradhti të naltë kundër shtetit, tue thirrë në rebelim, ai duhet me u arrestu dhe me u përgjegj penalisht, simas Kodit penal të Kosovës!
3.Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë dhe të mandatuem për me e rivendosë rendin dhe ligjin si dhe paqen në veri!
Vakuumi duhet mbushë me diçka!???
Presim Planin B të Qeverisë.
Ose rivendosje e rendit në tërë territorin kushtetues të vendit ose dorëheqje!/InLajmi/.