Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se me ripërcaktim të kufijve do ta kishim fituar Luginën e Preshevës, njohjen dhe paqen.
Ai ka theksuar se me politikat e kryeministrit Kurti po e humbasin veriun, po kthehet Asociacioni, po humbasin serbët e integruar deri tash, si dhe Kosova po i humb aleatët ndërkombëtarë, teksa ka shtuar se me këtë po e humbasim edhe paqen e brishtë.
Sipas tij, me politikat e Kurtit nuk jemi duke fituar asgjë përveç imazhit të Kurtit si një politikan me rezistent.
Postimi i plotë i tij:
ME RIPËRCAKTIM TË KUFIJVE:
– E kishim fitu Luginën e Preshevës,
– E kishim fitu njohjen,
– E kishim fitu paqen.
ME POLITIKAT E ALBIN KURTIT:
– Po e humbim veriun,
– Po e kthejmë Asociacionin,
– Po i humbim serbët e integruar deri tash,
– Po i humbim aleatët ndërkombëtar,
– Po e humbim njohjen,
– Po e humbim edhe këtë paqe të brishtë.
E spo fitojmë bash asgjë, përveç imazhit t’Albin Kurtit si një politikan me demek rezistent (n’koftë tu e besu najkush edhe këtë). /InLajmi/