Koncerti i këngëtarit Harry Styles, i planifikuar për të premten, më 4 nëntor në Forumin Kia në Los Angeles është shtyrë, transmeton InLajmi.
Forumi Kia doli me një njoftim, duke thënë se koncerti u shty “për shkak të sëmundjes së grupit”.
Forumi Kia njoftoi se koncerti i ardhshëm do të vendoset në një datë tjetër.
Biletat e blera do të vlejnë edhe për koncertin e radhës.
Rikujtojmë se koncerti i Harry Styles “Love on Tour 2022” filloi në gusht, që atëherë këngëtari ka vazhduar shfaqjen gjatë gjithë vjeshtës, shkruan Rolling Stone.
Këngëtari britanik kohët e fundit bashkëpunoi me organizatën jofitimprurëse të regjistrimit të votuesve HeadCount për të inkurajuar votuesit që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. /InLajmi/