Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përkujtuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, përcjell InLajmi.
Hoxhaj për ish-krerët të cilët po ndodhen në Hagë ka thënë se padrejtësinë ata do ta shndërrojnë në forcë dhe fitore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Hoxhajt, lufta e UÇK-së e ka vulen e sakrificës të qytetarëve tonë, si dhe të shteteve perëndimore, përfshirë NATO-n, SHBA-të dhe BE-në.
Postimi i plotë i tij:
Sot, u bënë 2 vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Lufta e krerëve të UÇK-së kundër Serbisë është në etapin e fundit. Vjetët e tyre janë të mbushura përplot sakrificë, vetmohim dhe atdhedashuri. Padrejtësinë ata sërish do ta shndërrojnë në forcë, në fitore për UÇK-në, në fitore për Kosovën. Lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore! Historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet, devijohet apo delegjitimohet!/InLajmi/.