Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, diten e shtune ka pasë një mesazh për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Ai tha se Kosova sot më shumë se asnjëherë më parë ka nevojë për praninë e tyre në sferën politike.
Haxhiu tha se jo rastësisht po mbahen në paraburgim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pikërisht tani kur vendi ka nevojë për ta.
Tutje, ai uroi që të kthehen sa më shpejt e faqebardhë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Sot ma shumë se kurrë Kosova ka nevojë për Ju.
Në këto momente vendimtare për të ardhmen e Kosovës, po duket shumë qartë se jo rastesisht ju po mbaheni në paraburgim në Hagë.
Kosova ka nevojë për ju, vendi po ju pret në rrugëtimin historik, të ktheheni sa më shpejt e faqebardhë! /InLajmi/