Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se Lista Serbe nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Kosovës, shkruan InLajmi.
Tutje ai njoftoi se po jep dorëheqje nga pozita e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.
Rikujtojmë se ky vendim u mor sot në Zveçan, ku pas këtij vendimi dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri./InLajmi/