Tash janë bërë 2 vjet që nga arrestimi i ish krerëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, shkruan InLajmi.
Përderisa ditën e premte vajza e Jakup Krasniqit kishte bërë një postim prekës për të atin i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ditën e shtunë ka reaguar në po të njejtën mënyrë edhe djali i ish Presidentit tw Kosovws, Hashim Thaçit, Endriti.
Ai ka postuar një fotografi te ish Presidentit të Kosovës me mbishkrimin “Kjo nuk është lamtumirë, vetëm mirupafshim. HTH”.
Në 2 vjetorin e mbajtjes së tij në paraburgim kujtojmë se këto ishin pikërisht fjalët që tha Thaçi kur po nisej për në Hagë. /InLajmi/