Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ditën e shtune ka reaguar në 2 vjetorin e paraburgimit në Hagë, të ish krerëve të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Ajo tha se instanca që duhej të ndante drejtësi, po i mbanë padrejtësisht këta 4 komandatë të Luftës së Kosovës në paraburgim.
Tutje, Deliu shtoi se është e bindur se ata do të kthehen triumfues në Kosovë, sepse këtë gjë ata e bëjnë më së miri.
Postimi i plotë i saj:
Tash 2 vjet që ish-krerët e UÇK-së mbahen padrejtësisht nga një instancë që do të duhej të ndante drejtësi!
Mbajtja për kaq kohë të gjatë në paraburgim pa një aktakuzë të konkluduar, shkelë të drejtën themelore ku mbrojtja në liri është parim, ndërsa mbajtja në paraburgim është përjashtim.
Krerët e UÇK-së shpejt do të kthehen te familjet e tyre, sepse ata njohin vetëm triumfin!
Sakrifica e tyre do të shënojë fundin e padrejtësive ndaj luftës së UÇK-së! /InLajmi/