Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se të gjitha inciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, përcjell InLajmi.
Selmanaj tha se duhet të jetë e qartë SHBA-në asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundoj në favor të plotë të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë!/InLajmi/