Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, e ka cilësuar procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të tij si më të rëndësishmet për gjithë Ballkanin Perëndimor me theks Kosovës, raporton InLajmi.
Sipas tij, tani e tutje Kosova duhet të veproj me kujdes sepse ky proces e orienton vendin drejt integrimit në Bashkimin Evropian
“Procesi i Berlinit dhe marrëveshjet shënojnë momentin më të rëndësishëm të vitit 2022. Është një orientim drejt vlerave euroatlantike në BE”, u shpreh Abazi duke shtuar se kjo agjendë politike evropiane është ajo që fitojnë qytetarët.
Ai tha se Procesi i Berlinit , fundosi projektin “Ballkani i Hapur”.
“Qëndrimi ynë duhet të jetë i mençur, për të mos marrë peng qytetarët në veri të vendit. Kjo agjendë euroatlantike është e vetmja që fitojnë qytetarët. Takimi në Berlin fundos tentativa të kota për Ballkanin e hapur“, tha deputeti Abazi.
Ndërsa foli për marrëveshjet e Berlinit , deputeti Abazi tha se ky proces, sipas Abazit, është i rëndësishëm edhe për faktin se e trajton Kosovën si të barabartë me vendet e tjera të Ballkanit.
“Procesi i Berlinit i ka treguar Ballkanit se ka të bëjë me 6 shtete të barabarta dhe se nuk ka kushtëzime. Për këtë duhet t’i falënderohemi shtetit gjerman. Shpresoj që ratifikimi të bëhet në vendet e Ballkanit dhe të zbatohen në mënyrë konkrete edhe pse mund të ketë vonesa”, theksoi Abazi.
Deputeti Abazi, foli edhe për konvertimin e targave.
“Dialogu e ka marrë peng përfshirë edhe liberalizimin. Masat me rastin e targave kanë qëllime shumë fisnike. Ne jemi në krahë të botës perëndimore. Serbia qartazi e ka sabotuar dialogun. Vendimet duhet t’i marrim në interes të Kosovës”, u shpreh Abazi./InLajmi/