Qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëvizin pa viza nëpër këto 2 shtete pasi të ratifikohet marrëveshja.
Në Samitin e Berlinit të enjten u nënshkruan 3 marrëveshje nga kryeministrat e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, e në mesin e nënshkrueseve ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.
“Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje në të 2 shtetet, qytetarët do të mund të udhëtojnë në Bosnje dhe në Hercegovinë pa viza dhe anasjelltas”, thuhet në videon e publikuar nga Qeveria e Kosovës.