Kryetarët e shoqatave të sektorit privat, janë dakorduar që edhe një javë ti jepet afat qeverisë në të kundërtën thonë sindikalistët se do të fillohet me protesta, raporton InLajmi.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi të premten në një konferencë për media ka bërë të ditur se me vendim unanim janë dakorduar që t’i japin edhe një javë afat Qeverisë për realizmin e kërkesave të që edhe punëtorët e sektorit privat të subvencionohen me nga 50 euro sikurse ata të sektorit publik.
“Unë iu njoftoj opinionin që protesta të fillojë javën tjetër. Ne edhe një javë po i japim afat Qeverisë që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë dhe po i shtjerrim të gjitha mundësitë, prandaj vendosëm që të shtyhet për një javë”, tha Azemi, ndërsa theksoi se protesat i kemi shtyrë me vendim unanim.
“Sipas planeve orientimisht ka qenë të hyhet të enjten. 30% të shoqatave kanë kërkuar të shtyhet javën e ardhshme dhe në mënyrë unanime kemi vendosur”.
Qeveria e Kosovës në masat për ta luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për3 muaj rresht.
Nga 100 euro u janë ndarë pensionistëve, ndërsa nga 100 euro u janë ndarë edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike. /InLajmi/