Kriminaliteti, trafiku dhe emigrimi i paligjshëm janë sfidat me të cilat po përballet Evropa sot, për shkak të konflikteve në lindje dhe në Afrikë. Ministrat e brendshëm evropianë thonë se do të angazhohen për t’i minimizuar këto fenomene.
Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit janë bërë bashkë në Tiranë për të folur për pasiguritë dhe sfidat që po kalon Evropa.
Ministri shqiptar Blendi Çuçi tha se mundësitë për rritjen e kriminalitetit dhe trafikimit janë rritur, nga konflikti Rusi-Ukrainë.
Çuçi foli edhe emigrimin e paligjshëm, i cili është rritur në Bashkimin Evropian me flukse që lëvizin nga Afrika dhe Lindja mesme.
“Shqipëria ka dhënë e po jep një kontribut të qenësishëm në përballimin e flukseve migratore që vijnë transit në vendin tonë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, me destinacion final Bashkimin Evropian. Në këtë pjesë dua të theksoj gjithashtu faktin, se bashkëpunimi ynë me FRONTEX është një histori suksesi ndonëse nuk jemi ende vend anëtar i BE”, tha Çuçi, shkruan Euronews.al
Ministrat e Brendshëm u zotuan se do të jenë bashkë dhe me mekanizmat që do të ndërmarrin, do të përballojnë sfidat e kohës.