• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ambasadori Hovenier: Do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
4 November 2022
në Bota
0 0
0
Ambasadori Hovenier: Do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Të gjithë u prekëm nga fjalët e deputetes së Parlamentit të Ukrainës, Yevgenia Kravchuk e cila rrëfeu se si sulmi brutal, i pajustifikueshëm i presidentit Putin ka prekur dhe vazhdon të prekë jetët e të gjithëve në Ukrainë”, nis shkrimin e tij autorial, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë të mbajtur në Prishtinë para dy javësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekoroi gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në emër të tyre këtë çmim e pranoi Kravchunk.

Ambasadori thotë se ajo i përshkroi sulmet e tmerrshme ajrore në qytetet paqësore të Ukrainës dhe faktin se si fëmijët ukrainas po rriten në kohë lufte.

“Në fakt, zonja Kravchuk vuri në pah se në çastin kur po fliste para nesh në Prishtinë, vajza e saj ishte në strehimore për tu mbrojtur nga sulmet ajrore”, thotë ai.

Hovenier thotë se pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, ka shkaktuar pasoja të tmerrshme te aq shumë njerëz.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara dhe të ofrojmë mbështetje për popullin e Ukrainës përderisa Rusia po bën gjithçka në fuqinë e saj për ta minuar atë sovranitet: dëbime të detyruara dhe operacione „filtrimi”, vrasjen pa gjyq të civilëve, kërcënime të vazhdueshme ndaj jetëve dhe mjeteve të jetesës, dhe instalim të satelitëve rusë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të imponuar kosto Rusisë”, thotë Hovenier.

Ambasadori përmend edhe dënimin që Kosova i bëri pushtimit rus të Ukrainës dhe rreshtimin me sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, në mbështetje të Ukrainës.

Qeveria e Kosovës i vendosi sanksione Rusisë në linjë me aleatët ndërkombëtarë, dhe në mars mars ndau 150,000 euro për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

Gazetarëve ukrainas që strehohen në Kosovë për një periudhë gjashtëmujore, u mundësohet pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Hovenier thotë se veprimet e Kremlinit në Ukrainë paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kartës së OKB-së dhe parimeve të saj kryesore: sovraniteti, integriteti territorial, paqja dhe siguria për të gjitha shtetet të mëdha e të vogla.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë i kanë mbështetur prej kohësh këto parime, të cilat janë themeli i rendit ndërkombëtar të ndërtuar dhe mbështetur nga vende anembanë botës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Duke i sfiduar këto parime, Rusia kërkon të minojë vetë sistemin ndërkombëtar”.

Në këtë shkrim, ambasadori citon presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se “Bota ka dërguar porosi të qartë: Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me forcë. Rusia nuk mund të kapë territorin e një vendi tjetër si të vetin”.

Hovenier përmend edhe referendumet e rreme dhe aneksimin e kater rajoneve ukrainase nga Rusia, të cilat thotë se Amerika nuk do t’i njohë kurrë ato zona si pjesë të ndonjë vendi tjetër përveç Ukrainë.

Më 30 shtator, Rusia aneksoi jashtëligjshëm katër rajone ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

“Veprimet e presidentit Putin vetëm se e kanë izoluar më tej Rusinë dhe kanë forcuar vendosmërinë ndërkombëtare për të qëndruar përkrah Ukrainës”, thotë ai.

Ai thotë se populli i Ukrainës, publikisht dhe vazhdimisht, ka shprehur dëshirën e tij për të ardhme të lirë dhe demokratike dhe se ata janë të vendosur të mbesin të pavarur dhe sovran.

“Ukrainasit po luftojnë trimërisht. Ata po luftojnë dhe po iu bëjnë ballë përpjekjeve të Rusisë për të ndryshuar me forcë brutale kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me partnerët tanë, përfshirë Kosovën, në mbrojtjen e parimeve thelbësore të Kartës së OKB-së. Dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin e Ukrainës dhe t’i ofrojmë mbështetje për t’i ndihmuar ata të mbrojnë veten dhe territorin e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, përfundon ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë në muajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime.

Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”, shkruan REL.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Tags: Jeffrey HovenierRusiaUkraina
Postimi i mëparshëm

“Rrëzimi i dronit në Serbi”, Kurti: Unë nuk mund ta di, pyesni ata atje ku ka shumë veprime joracionale

Postimi tjetër

Vajza e të moshuarës kërkon drejtësi: Nëna ka shkuar atje për kujdes më të mirë!

Të ngjajshme Postime

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Postimi tjetër
Vajza e të moshuarës kërkon drejtësi: Nëna ka shkuar atje për kujdes më të mirë!

Vajza e të moshuarës kërkon drejtësi: Nëna ka shkuar atje për kujdes më të mirë!

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu