Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk i’u përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ai personalisht do ta zgjidhte QKUK-në përpara spitaleve private për ndonjë ndërhyrje të mundshme kirurgjike, duke iu referuar operimit të presidentes Vjosa Osmani në një spital privat, raporton InLajmi.
Nuk u përgjigj fare, ndërsa Abazi filloi të fliste për anagzhimin e qeverisë sikur edhe të tij personalisht në përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë, luftimin e korrupsionit, por u ndal edhe tek cilësia e barnave në vend.
“Do e zgjedhja te bëjmë lufte ne korrupsionin shëndetësor, kemi problem me llojin e kualitetin e barnave, janë linja te veçanta që prodhojnë vetëm për Evropën dhe Ballkanin, unë i dua shëndet të mirë presidentes se vendit , t’i shërbej vendit kushtetues dhe qytetareve”, tha Abazi, duke shtuar se edhe ai personalisht do të angazhohet si deputet që të luftohet korrupsioni dhe sistemi publik shëndetësor të ofroj shërbime cilësore.
“Përzgjedhja ime si deputet është lufte e pakopmpromis ndaj korrupsionit në shëndetësi dhe qe sistemi publik te jete i gatshëm për shërbime cilësore e garancion e jo shtretër te vdekjes. Nuk është faji i te gjithë personelit, ka problem nga e kaluara qe kontrollohet nga rrjete te sistemit”,
deklaroi deputeti Abazi./InLajmi/