Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti në Berlin, kanë diskutuar për situatën në veri, përcjell InLajmi.
Tutje ka shtuar Borrell tha se veprimet përçarëse, siç është djegia e veturave në veri, janë të papranueshme derisa bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.
“Ishte mirë takimi me kryeministrin Albin Kurti përpara Procesit të Berlinit. Diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë që të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizim”, tha Borrel. /InLajmi/
Good to meet PM @albinkurti ahead of #BerlinProcess
Discussed the situation in north of Kosovo. Disruptive actions, such as burning of cars, are unacceptable
Dialogue agreements must be respected. Call on all to act with restraint
We also discussed way forward on normalisation pic.twitter.com/I4fdzD12Fm
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 3, 2022