Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në Samitin e Procesit të Berlinit gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e ukrainasve, shkruan InLajmi.
I par ii ekzekutivit të Kosovës tha se Evropa ka nevojë për energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranizicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen.
“Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, shkroi Kurti në Twitter.
Kujtojmë se Kosova po përfaqësohet në Samitin e Berlinit nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Në këtë samit janë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat edhe nënshkruan 3 marrëveshje. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1588135997757427712?s=20&t=Pe6KbunguZV-duq6AUNOpg&fbclid=IwAR1ezYNeLIh1vTrGbS82x3EM6MkEJLLPofl3QckEhQj57D_ThQnCiBRrloc