Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), por ajo dështoi në mes të fluturimit, thotë ushtria e Koresë së Jugut.
Lëshimi i kësaj rakete është e 7 me radhë e Penjanit këtë vit dhe vjen mes shqetësimeve se mund të testohet një armë bërthamore shumë shpejt
Roja bregdetare japoneze alarmoi se raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut po shkonte mbi Japoni.
Kjo vie një ditë pasi 2 Koretë lëshuan raketa që çuan në përshkallëzim të tensioneve.
SHBA dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitje të përbashkëta ajrore, të cilat Penjani i ka kritikuar ashpër duke i quajtur “agresive dhe provokuese”., shkruan BBC
Penjani hodhi gjithashtu, 2 raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi., transmeton Klankosova.tv.
SHBA tha se lëshimi demonstroi kërcënimin që programi raketor i Koresë së Veriut paraqet për fqinjët dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.