3 Nëntor 1839 – Në Perandorinë Osmane u shpall “Fermani i Gjylhanesë” apo “Fermani i Nderuar i Gjylhanesë”. Ky akt i shpalljes së reformave, i cili i dha start Periudhës së Tanzimatit, vendosi për herë të parë mbi një bazë ligjore përpjekjet e demokratizimit në Shtetit Osman.
3 Nëntor 1957 – Bashkimi Sovjetik dërgoi në hapësirë satelitin e tij të dytë “Sputnik 2”. Në këtë satelit ndodhej edhe qeni me emrin “Layka”, kafsha e parë që shkoi në hapësirë.
3 Nëntor 1982 – Zjarri që ra në tunelin e Salangut, i cili lidh zonat veriore me ato jugore të Afganistanit duke kaluar nga vargmalet e Hindukushit, u mori jetën mbi 2.000 personave.
3 Nëntor 1983 – U hodhën themelet e Hidrocentralit “Ataturk” që ka digën e pestë më të madhe në botë. Sipërfaqja e liqenit artificial të digës së këtij hidrocentrali, ndërtimi i të cilit zgjati 11 vjet, është 817 km2.
3 nëntor 1985 – Dy agjentë francezë u shpallën fajtorë për fundosjen e anijes “Rainbow Warrior” të Organizatës Ndërkombëtare të Mjedisit (Greenpeace) në Zelandën e Re.
3 Nëntor 1992 – Diplomatja, politikania dhe avokatja amerikane, Carol Moseley-Braun, u zgjodh si përfaqësuese e Illinoisit në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është senatorja e parë afro-amerikane në Senatin e SHBA-së.
3 Nëntor 1996 – Në aksidentin rrugor që ndodhi në Susurluk të rrethit Balikesir, humbën jetën Huseyin Kocadag, një zyrtar i lartë i Policisë së Turqisë, si dhe 2 persona të tjerë; ndërsa pasagjeri i katër i automjetit, deputeti Sedat Edip Bucak i DYP-së nga zona elektorale e Sanliurfas, arriti të mbijetojë. Më pas u zbulua se Mehmet Ozbay, një prej 3 viktimave, ishte në fakt Abdullah Çatli me kartë identiteti të falsifikuar. Aksidenti hyri në historinë politike turke si “Ngjarja e Susurlukut”.
3 Nëntor 2002 – Turqia shkoi në zgjedhje parlamentare të parakohshme. Në parlament arritën të hyjnë vetëm CHP-ja dhe AK Partia e sapoformuar. Kjo e fundit nxori 363 deputetë duke siguruar edhe shumicën për të formuar e vetme qeverinë.