Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Sinisha Kovaçeviq, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’u thotë serbëve në Kosovë që t’i riregjistrojnë veturat e tyre.
Këtë deklaratë ai e bëri për Radio Televizionin e Vojvodinës kur u pyet për riregjistrimin e veturave në pronësi të qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës.
“Kështu thoshte Vuçiq më herët: Nuk do ta jap Valaçin, nuk do ta jap Gazivodën, por i dha”, tha Kovaçeviq.
Ndërkaq, i pyetur rreth asaj se çfarë mund të bëhet tjetër, Kovaçeviq u përgjigj se “mund të heshtësh, të vuash, të ëndërrosh dhe të presësh”, transmeton Klankosova.
“Ne jemi më të rrezikshëm kur ëndërrojmë. Ku po nxitojmë, në harresë, humbje identiteti, duke ndjerë hidhërimin e disfatës?”,