Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton InLajmi.
Degegacioni i AAK-së i kryesuar nga Sgefi i Grupit Besnik Tahiri i shoqëruar nga deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi, kanë diskutuar për ligjin e pagave dhe kanë premtuar angazhimin e tyre në këtë drejtim.
“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”
, është shprehur Tahiri.
Grupi Parlamentar i AAK-së, do të takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës./InLajmi/