Barcelonës po i vazhdon ‘mallkimi’ me lëndime.
Skuadra katalane, Barcelona numëron edhe një tjetër lojtar të lënduar, pas ndeshjes së mbrëmshme.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie ka marrë një lëndim, që sipas Xavi Hernandez s’duket aspak i mirë.
“Lëndimi i Kessie nuk duket aspak mirë”, ka thënë Xavi.
Raportime të mediave spanjolle bëjnë të ditur se Kessie do të mungojë për së paku 6 muaj, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse mesfushori do të arrijë që ta kapë më shpejtë rikuperimin e tij.