Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit ndaj një gruaje të moshuar në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, ka angazhuar 2 prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.
“2 prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar 2 persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi, njofton prokuroria.
“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe “gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në fund të njoftimit zyrtar.