Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gruas së moshuar në Pejë, ndërsa ka bërë të ditur se ajo është nëna e një dëshmori të luftës së fundit në Kosovë, përcjell InLajmi
Tutje, Pacoli është shprehur i indinjuar me sjellet e vajzave të cilat qeshin derisa njëra nga ato ushtron dhunë ndaj së moshuarës.
Lideri i AKR-së shkon aq larg, sa që i’u thotë pjesëmarrëseve në aktin e shëmtuar se “ Ju shkaktuat këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj”
Postimi i plotë i tij:
Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj./InLajmi/