Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se sjellja mizore ndaj të moshuarës në Pejë n aka tronditur të gjithëve, ndërsa kërkon thellim të hetimeve për rastin, përcjell InLajmi.
Ajo tha se abuzimi i sotëm nuk mund të jetë i vetmi, prandaj tha Haxhiu qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast dyshimi për keqtrajtimin e familjarëve të tyre.
E para e drejtësisë tha se përgjegjësi duhet të jap edhe menaxhmenti i institucionit ku ndodhi dhuna.
Postimi i Plotë i saj:
Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.
Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.
Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen!
Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente./InLajmi/