Avokati Arianit Koci ka treguar se deri në sa vjet burgim mund të dënohet infermierja që e rrahu të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë.
Ai tha se nëse do ta mbronte të dyshuarën, atëherë do t’i “kishte thënë që ta pranojë fajësinë ose të mbrohet në heshtje”.
“Prokruroia e ka fillu me “sulm”, për personat e ndjeshëm dënimi maksimal është me 3 vjet burgim, por duhet me i këqyr të gjitha rrethanat, por kjo është e drejtë e prokurorisë. Prokuroria ka me vlerësu pas të gjitha provave”, tha ai