Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e së mërkurës shqyrtoi kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për Miratimin e Taksave Vjetore për vitin 2023, raporton InLajmi.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, derisa foli për kërkesën tha se se Buxheti i Fondit për aktivizimin operacional për vitin 2023 është me i vogël se sa buxheti i vitit 2022.
“Bordi drejtues i FKPK-së ka miratuar buxhetin e fondit për aktivizimin operacional për vitin 2022 në shumë prej 1 milion e 290 mijë e 395 euro apo 31 mijë e 132 euro më i ulët se sa buxheti i vitit 2022, për këtë arsye ju kemi ftuar që ta justifikoni”, u shpreh Muja.
Nga ana tjetër, kryesues i Bordit Drejtues të FKPK-s, Ruzhdi Morina, theksoi se në vitin 2023 nën menaxhim pritet të jenë mbi 2.5 miliardë euro, ndërsa shtoi ai se taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale në vitin 2023 do të jenë në nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni.
“Pritjet gjatë vitit 2023 janë që mjetet mesatare nën menaxhim gjatë vitit pritet të jenë rreth 2 miliardë e 571 milionë euro që rezultojnë nga vlerësimet si në vijim, presim që të arkëtojmë 2 miliardë e 424 milionë euro mjete në menaxhim, kontribute presim që të arkëtojmë 230 milionë euro si dhe pagesat e pensioneve presim që të jenë 65 milionë euro”, tha Morina.
Sipas tij, parashihet që viti i ardhshëm të përfundoj me 2 miliardë.
“Vitin presim që ta përfundojmë më 2 miliardë e 719 milionë euro në mjete në menaxhim. Taksa operacionale për vitin 2023 e propozuar me normë 0.05 për qind e mjeteve është me ulje nga norma aktuale sa ishte 0.057 %, bazuar në këtë kuvendit i rekomandoj që të aprovoj taksen investuese vjetore prej 0.032% të mjeteve dhe taksen operacionale vjetore prej 0.05 për qind të mjeteve”, theksoi Morina.
“Sipas këtij rekomandimi taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale do të uleshin prej 0.377% sa janë aktualisht në 0.37 për qind e mjeteve pra nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni”, tha ai.
Muja tha se sipas raportit të Fondit në Kosovë në viti si mesatare pensionohen deri ne 6 .000 persona në vit.
Në fund Komisioni e ka miratuar me shumicë votash kërkesën për caktimin e taksës investuese prej 0.32% dhe taksës operacionale prej 0.05% për vitin 2023./InLajmi/
.