Komentatori politik, Ardian Çollaku ka thënë se në intervistën e dhënë për Kanal10, i dërguari i kancelarit gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin i dha tri mesazhe të rëndësishme.
Sipas Çollakut, mesazhi tjetë i të dërguarit të Scholz ishin se Serbia e asnjë vend tjetër nuk mund të hyjnë në BE nëse janë në konflikt me ndonjë vend tjetër, shkruan Gazeta10.
“Sarrazi idha t3mesazhe të forta. E para, te marrëveshja ai e potencon njohjen. Ai thotë se edhe kancelari gjerman kur ka qenë në Beograd e ka bërë shumë të qartë se nuk mund të hysh në BE nëse ki telashe me një vend, ai tha se njohja është aty. Ai e vizatoj njohjen që do të jetë në fund të procesit, se as Serbia e asnjë vend tjetër s’mund të hyjë në BE nëse ka konflikt me një vend tjetër. Ai insistoi kur tha se Kosova është në një sistuatë ku do t’i shtohen njohjet. Ai tha se Gjermania është e interesuar të ju shtyjmë drejtë BE-së dhe NATO-s”, tha Çollaku në Politiko.