Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar për rastin e djegies së një veture e cila ka kthyer targat në RKS, por edhe ka kërkuar shtyrjen e afatit për targat, përcjell InLajmi.
Hovenier tha se SHBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të intidimiduar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.
“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në “twitter”.
Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.
Ndërkohë, Hovenier thekson se SHBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementoj një ndryshim të tillë.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1587755025442525186
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1587755023458570241