• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 24 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Targat RKS, Caplan: Kurti është në të drejtën e tij për vendimin, po duhet të mendojë për pasojat

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
1 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Targat RKS, Caplan: Kurti është në të drejtën e tij për vendimin, po duhet të mendojë për pasojat
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Dëshiron të jesh i lumtur, apo të kesh të drejtë?”, thonë amerikanët. Këtë pyetje duhet t’ia shtrojë vetës edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ta mendojë zbatimin e vendimit për targat, thotë profesori nga Universiteti i Oxford-it, Richard Caplan.

Kurti është në të drejtën e tij për ta implementuar vendimin sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe të mos lejojë vetura me targa ilegale serbe në veri, por është po ai që duhet të mendojë për pasojnë e këtij vendimi, pohon Caplan në një intervistë për Albanian Post.

E mira, sipas profesorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe studiuesit të paqes në vende post-konflikt, do të ishte që “të ketë një marrëveshje” që çon në një zgjidhje, por derisa ajo nuk ekziston, një alternativë duhet të gjendet.

“Kurti e ka shtyrë një herë vendimin”,dhe, siç deklaron Caplan, “në një moment ai duhet ta implementojë, sepse nuk mund ta shtyjë pafundësisht”.

Gjithsesi, është po ai që duhet të ballafaqohet me pyetjen: “Sa i rrezikshëm do të jetë implementimi?”,

shton profesori që një pjesë të mirë të studimeve të tij ia ka kushtuar situatës së pasluftës në Kosovë dhe në përgjithësi shteteve të dala nga ish-Jugosllavia.

Dhe duke ndjekur të njëjtën logjikë, Caplan pohon se duhet të vendoset edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kosova dhe Serbia u pajtuan për Asociacionin dhe mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të respektojë marrëveshjet, Kurti mund të mos pajtohet, por Kosova i ka pranuar kushtet e asaj marrëveshje dhe Asociacioni duhet të themelohet dhe mund të themelohet”, deklaron Caplan.

Të gjitha këto çështje kokëçarëse do mund të evitoheshin nëse shkohet drejt një rruge tjetër – arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve.

Por, pa paragjykuar të ardhmen, me nuhatjen e stërvitur akademike të Caplan, “shenja për këtë nuk ka”.

“Nuk ka dëshmi se po përgatitën për një marrëveshje finale. Nuk ka shenja se po përgatiten për të hyrë në marrëveshje finale, nuk duket se është momenti”, por, shton profesori “është vështirë ta parashohim të ardhmen”.

Në një situatë të tillë, kur paqartësia dhe dualiteti i interpretimeve ua zë vendin zbatimeve të marrëveshjeve, dhuna edhe mund të shpërthejë, por jo në përmasa çfarë do të mund të zgjerohej, po të mos ishte prezenca ndërkombëtare në Kosovë.

“Ekziston gjithmonë një potencialitet i eskalimit të dhunës në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tashmë e kemi parë me tabelat në muajt e kaluar, por nuk mendoj se do të bëhet serioze sepse keni prezencën e forcave të NATO-s dhe BE-së dhe ata do të sigurohen se nuk do ta ketë një eskalim serioz, prandaj unë nuk pres diçka të tillë, por mund të ketë rritje te tensioneve dhe gjithashtu mund të ketë shpërthim të dhunës, por nuk mendoj se do të arrinte një nivel shqetësues”, deklaron Caplan për Albanian Post.

“Por, s’është veç Kosova një zonë e nxehtë shpërthimi eventual, pak më në veri, në Bosnje dhe Hercegovinë, “është rreziku që vjen nga lideri i Republikës Serbe në B&H, Milorad Dodiku po ashtu”.

Zhillim ky për të cilin Caplan është i sigurt se “do ta destabilizonte Ballkanin”.

Prandaj, kur në pyetje është kjo zonë e botës, “besoj se gjithmonë ekziston mundësi që të eskalohet”.

Skenarë të tillë të rrezikshëm përherë i bën më të mundshëm angazhimi destruktiv i Rusisë dhe autori i “Evropa dhe Njohja e Shteteve të Reja në Jugosllavi”, shpjegon ai se në sa shumë dimensione vjen ky destruktivitet.

“Rusia mbështetë separatistët serbë, siç për shembull ndodhë në Bosnje dhe Hercegovinë, në Republikën Serbe, pastaj është duke provuar të minojë BE-në, këtu po mundohet të përçajë BE-në nga Serbia, është duke mbështetur politikanë që janë separatistë, ose që janë më miqësorë në raport me Rusinë, po zhvillon raport me biznese po ashtu dhe në këtë mënyrë po kontribuon për të destabilizuar rajonin”.

Gjithë kjo forcë malinje në rajon, përballë ka Bashkimin Evropian, që problemin më të madh, sipas Caplan, e ka faktin se assesi ta gjejë zërin e unitetit brenda vetës.

Kjo i shkakton problem vetë unionit, por edhe partnerëve si Kosova.

“Mendoj se nga BE kanë luajtur një rol të rëndësishëm prej kohësh dhe mendoj se janë seriozë, por BE gjithmonë ka pasur problemin e njëjtë: s’flasin dot për një zë”, thotë ai.

“Janë 27 shtete dhe 5 prej tyre nuk e njohin Kosovën, prandaj mendoj se është shumë vështirë të jetë aq efektive sa do të mund të ishte po të kishte unitet më të madh”.

Gjithsesi, në kontekstin e problemit në mes Kosovë e Serbisë, Caplan deklaron se BE-ja s’është problemi më i madh – është Serbia.

“Madje edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq këtë muaj ka thënë se ‘derisa nuk ndjejmë aq shumë dhimbje sa që s’mund të vazhdojmë më, do ta vazhdojmë këtë politikë’. Ai tha se ‘s’është kaq e dhimbshme për ne tani’ dhe se ‘do ishte më e dhimbshme po që se duhet ta njohim Kosovën’. Ky është problemi”, përfundon Caplan.

 

Tags: Albin KurtiMilorad DodikRichard CaplanSerbia
Postimi i mëparshëm

Edhe diaspora me tekste shkollore në gjuhën shqipe

Postimi tjetër

Qalaj i PDK-së, deputetes së Vetëvendosjes: “Je bë papagall”, bashkëpartiakët e lëshojnë mbledhjen

Të ngjajshme Postime

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza
KRYESORE

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në
KRYESORE

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO
KRYESORE

Kurti në Londër: Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kërkojmë mbështetje për anëtarësim në BE dhe NATO

22 October 2025
Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit
KRYESORE

Në Londër nis samiti i Procesit të Berlinit

22 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Postimi tjetër
Qalaj i PDK-së, deputetes së Vetëvendosjes: “Je bë papagall”, bashkëpartiakët e lëshojnë mbledhjen

Qalaj i PDK-së, deputetes së Vetëvendosjes: “Je bë papagall”, bashkëpartiakët e lëshojnë mbledhjen

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu