Ministrja e Ministrisë së Arsimit Arbërie Nagavci, të martën mori pjesë në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, raporton InLajmi.
Me këtë rast, ministrja Nagavci bëri të ditur se 32 serbët që për vite me radhë janë paguar pa punuar, i janë rikthyer punës.
Tutje, theksoi ajo se me marrjen e mandatit kishte kërkuar që ata të largoheshin nga listate pagave
“Në momentin që e kam marr detyrën kam konstatuar që janë 32 zyrtarë serbë që nuk iu dihet as kontakti. Që nga viti 2015 deri 2021 janë paguar pa asnjë analizë. Unë iu kam kërkuar që të hiqen nga listat, pas kësaj këta janë lajmëruar dhe kanë thënë që është dashur t’u ofrohen kushtet për punë dhe se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga askush”, u shpreh Nagavci, duke shtuar se nga ata që marrin paga kërkojmë punë e llogari.
“Si ministri jemi siguruar që t’iu kërkojmë punë dhe llogari. Këtë zyrtarë i kryejnë punët dhe japin llogari çdo muaj. Konsideroj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, tha Nagavci.
Këto sqarime të ministres Nagavci vinë pasi që deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami kishte kritikuar ministren për pagesë të këtyre zyrtarëve. /InLajmi/