• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kimete Berisha- Albin Kurtit: Ndoshta është antishqiptar dhe e ka në agjendë zhbërjen e shtetit

V E nga V E
1 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Berisha: Gërvalla sa herë flet gabon, dhe gjithmonë flet kundër Kosovës
0
SHPERNDARJE
358
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Analistja politike Kimete Berisha ka ironizuar me kryeministrin e vendit Albin Kurti duke thënë se ai ka zbuluar një Amerikë të re, përcjell InLajmi.

Berisha ka ironizuar edhe me presidenten Osmani duke thënë se ajo nuk e lëshon fare telefonin, sikur ajo po e pret një thirrje për asnjëhërë nuk e mori.

Ajo ka shtuar se as Presidentja, as Kryeministri nuk janë të lumtur, nuk ndjehen të parët, anipse sipas saj janë të parët; nuk ndjehen kryesorët prandaj, e kanë shtrirë politikën e tyre personale gjjthandej botës

Berisha shkon edhe mëtej duke pretenduar se Albin Kurti e kërcënon Amerikën me 51% e tij aksidental.

Kimete berisha hedhë dyshime se Kryeministri mund të jetë antishqiptar dhe e ka në agjendë zhbërjen e shtetit

Postimi i plotë i saj:

Albin Kurti e zbuloi një Amerikë të Re!

Dhe Presidentja:

  1. Kundrat e saj bien në sy nga helikopteri: të llakirata, të thella (sikur është fundosur në to), të zeza e solemne… anash u shihet nga larg shkronja e dukatit e firmës- V.

Ajo duket që mbath këpucë të personalizuara, si ata tregtarët që qëndisin inicialet e tyre në peshqira të banjos ku historia shlyhet sa herë pastrohet peshqiri.

Telefonin nuk e lëshon nga dora, sidomos kur flet për pavarësinë e grave.

Sikur e pret një thirrje që kurrë nuk vjen..

Sikur ka frikë se nëse nuk e mban telefonin me dy duar, e humb ndonjë thirrje jetike.

Ajo e pret një thirrje që nuk ndodh.

Të mbash në dorë telefonin dhe të kontrollosh sahat e dakik se a t’ka thirr dikush është gjendje e rëndë psikike, shprehje e vetmisë së madhe,

është njësoj sikur kah të rrotullohesh të shikosh nga dritarja a po vjen kush, apo ta hapësh derën pa trokitur kush, për të parë mos rastësisht ka ardhur dikush ‘pa ardhur’.

Personat që e mbajnë telefonin në duar derisa ecin quhen ‘phone ëalker-a’, anipse Presidentja duket më shumë si ‘moonëalker’, një grua që nuk ec nëpër Tokë, sepse në Hënë ndjehet më e madhe se Toka, shkaku se s’është askush atje për të garuar zemërimin e saj.

Edhe vet jam duke e pritur një thirrje, më del gjumi në dy të natës, yrysh te telefoni..e haber nuk ka.

Por – po përmbahem, nuk dua t’ia ngij zemrën dushmanit.

As Presidentja, as Kryeministri nuk janë të lumtur, nuk ndjehen të parët – anipse janë të parët; nuk ndjehen kryesorët – anipse janë kryesorët, prandaj, e kanë shtrirë politikën e tyre personale gjjthandej botës.

Kosova nuk i përmbush ambiciet e tyre të mëdha.

Por, as temat e mëdha nuk i bëjnë të ndjehen të mëdhenj.

Presidentja i bën portret Putinit, kurse vet varet direkt nga Kryeministri, të cilin nuk guxon as ta shikojë shtrembër.

Hiç, asnjë vendim nuk guxon t’ia komentojë.

Të kesh frikë nga Rusia është e natyrshme, sepse është më e madhja me trup, ama të kesh frikë nga Albin Kurti, nuk është mirë.

  1. Albin Kurti përdorë shprehje të thella emocionale kur merr vendime të ftohta teknike.

Ua ‘merr njerëzve shpirtin’ për t’u dhënë targave shpirt dhe kuptim.

Targat i konsideron si subjekte, njerëzit si objekte.

E ka bërë Kosovën si ‘repart psikiatrik’, popullin e trajton si popull halucinant që e sheh një tjetër realitet, kurse ky e sheh një tjetër.

Kosova është më e varfëra në Evropë, ai thotë është më e zhvilluara ekonomikisht!

– Ani pse jemi të varfër, pra!

– Jo nuk jeni të varfër, por keni trauma 20 vjeçare të varfërisë.

Ky njeri e konsideron popullin aq të paditur sa që ia ndërron para syve realitetin, i bindur se nuk e vërejnë.

Edhe pareve ua ndërron r-në si Amerikës, për t’i devaltuar, i quan ‘pale’.

E ka zbuluar një tjetër Amerikë: një Amerikë të pafuqishme përballë tij.

E ka thyer mitin e Amerikës sē pamposhtur.

Amerika është zhgënjyer me Albin Kurtin, sepse ka shpresuar në të.

As shprehja ‘zhgënjim’ e Amerikës nuk është e natyrës politike, njësoj si shprehja ‘qortim’ e Albin Kurtit:

Qortohet dikush që është më i vogël, më i paditur, dikush që varet prej teje edhe për bukë goje.

Ka vërejtje zyrtare por nuk ka qortim zyrtar.

E qorton dikë për t’u ndjerë qortues, i rrezikshëm, kryesori, zoti.

Zhgënjimit i gjendet ilaçi, thjesht mbushesh mend, nuk shpreson më në askend, por është komike kur e sheh Amerikën në ‘rolin e viktimës’ së Albin Kurtit, kurse Albin Kurtin e sheh si sharlatan që hiqet i zoti e i ditur, duke shfrytëzuar mirëbesimin e amerikanëve dhe padjen e shqiptarëve.

– Kështu fillon propaganda: Kur dikush ta ndryshon emrin, ta deformon, ose ta shmang një shkronjë – e bën për të të minimizuar dhe për të ta humbur rëndësinë.

(E kundërta e kësaj taktike është kjo: kur dikujt ia përmend shpesh emrin gjatë bisedës, e bën për vete).

Kryeministri e nisi projektin e tij për ta ‘relativizuar’ Amerikën duke ia deformuar emrin.

Është autor i thënies famëkeqe ‘Shqiptarët nuk e duan Amerikën por i tutën’.

Albin Kurti e kërcënon Amerikën me 51 për qindshin e tij aksidental:

kushdo që e kundërshton ky ia bën me dije se ia lëshon kundër gjysmën e Kosovës (që rrinë gjithë ditën kafehaneve – në gjendje gatishmërie).

Kryeministri i përdorë votat e shqiptarëve si armë kundër gjithkujt që nuk pajtohet me të.

Një herë, dikush nga faqja e ‘Divës’ më ka pas kërcënuar se nëse m’i merr Zoti mendtë e ndodh ndonjëherë t’ia përmend emrin ‘Divës’ – t’i lëshoj, tha, qindra fansa të saj të ta nxijnë jetën.

Kështu bën Albin Kurti, votuesit i trajton si ‘vrasës pa pagesë’ – që ia heqin qafesh secilin që guxon t’ia kthej fjalën.

Por megjithatë ekziston rreziku që në mesin e gjithë atyre budallenjëve të gjendet dikush që e jep jetën për të.

P.S. Videot e tij serike kundër Hashim

Thaçit e Kadri Veselit mund të përdoren kundër tyre nga Gjykata e Hagës.

Albin Kurti po i tregon Hagës se, ‘po është e vërtetë, ata janë ‘kriminelë’, sepse e kanë shkatërruar komplet Kosovën, jo veç që ua kanë ‘shkatërruar’ jetën disa Individëve!

Ndoshta është antishqiptar dhe e ka në agjendë zhbërjen e shtetit.

Ky nuk merret me politikë, shtetin e ka shndërruar në Shoqatë humanitare – ku jep vitra, dhe krijon probleme të mëhallave e sokaqeve, ata që nuk i nënshtrohet i frikëson me largim nga puna…me ekskomunikim, me lista të zeza, me përkashtim…

ky merret veç me punë teknike, dhe me përçarjen e popullit, ky politikë nuk bën.

Ndoshta është veç megaloman.

Hetimet vazhdojnë. ../InLajmi/

Tags: Albin KurtiKimete BerishaSerbia
Postimi i mëparshëm

Ambasadori gjerman: Shpjegojuni serbëve të Kosovës se në Kosovë duhet të përdoren targat RKS

Postimi tjetër

Quni: Kurti e shkeli besën e shqiptarit kur nuk dëgjoi këshillat amerikanëve

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Quni: Kurti e shkeli besën e shqiptarit kur nuk dëgjoi këshillat amerikanëve

Quni: Kurti e shkeli besën e shqiptarit kur nuk dëgjoi këshillat amerikanëve

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu