Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Kuvendit të Kosovës, e cila “iku” nga Lista Guxo për të aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpreh kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me qëndrimet “inferiore” karshi kërkesave e kritikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
Kica-Xhelili, derisa kritikon qeverisjen aktuale, thotë se është e pakuptimtë qetësia me të cilën po i pranojnë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Deputetja pyet se me çfarë kostoje e në këmbim të çkaje, po zhgënjejmë miqësinë e SHBA-së.
Postimi i plotë i saj:
Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiqit.
Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to.
Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.
Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyq?
/InLajmi/