• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 23 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

”E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë”

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
1 November 2022
në Shqipëri
0 0
0
”E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë”
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspozita “Remains of paranoia” e personalitetit poliedrik gjerman, Alfred Diebold, ka ngjallur interesin e vizitorëve të Tiranës. Udhëtimi përmes fotosh në të shkuarën komuniste, në vende sekrete të Shqipërisë.

Avionë luftarakë gjuajtës, të fshehur në tunele brenda maleve, nëndetëse dhe anije të ndryshkuara luftarake në bazat ushtarake detare të Pasha Limanit apo Porto Palermos, tanke kineze të ndryshkura, të braktisuara në vende sekrete, të mbyllura deri më tani për publikun, dhe disa qindra mijëra bunkerë të shpërndarë në të gjithë vendin.

Alfred Diebold, i nxjerr në dritë të gjitha këto përmes dhjetra fotografish, që të lënë pa fjalë me dëshmitë që sjellin tani, 32 vjet pas rënies së regjimit komunist, në ekspozitën e tij “Remains of paranoia” të hapur në Qëndrën për Hapje dhe Dialog, në hollin e kryeministrisë, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane në Tiranë.

“Objektivi im është të dokumentoj, të tregoj sesi është situata sot, si duket, çfarë ka mbetur nga ato kohë, çfarë mund të mësohet,” , thotë Alfred Diebold.

Ideja për të fotografuar dhe dëshmuar për vendet ushtarake sekrete në Shqipëri i shkrepi pas vizitës së tij në bazën ushtarake ajrore të Gjadrit.

“E vizitova atë në vitin 2017, më pas bazën ushtarake ajrore në Kuçovë, baza ushtarake detare dhe vende të tjera ushtarake sekrete. Jam impresionuar kur kam parë tunele plot me avionë luftarake MIG dhe kaq shumë armë: qindra avionë luftarakë, tanke dhe pajisje të tjera të mjaftueshme për të luftuar një armik të madh, një vend të vogël si Shqipëria, që donte të mbrohej. Ndoshta nga frika prej fqinjve ose NATO-s. Jo më kot baza ajrore e Kuçovës ka një pistë, që në mënyrë të pabesueshme është e gjatë, 3-4 km, ku mund të ulet çdo lloj mjeti gjigand ajror në botë. Doja të dokumentoja gjithë sa kam parë për publikun, sepse publiku nuk mund të shkojë atje,”thotë ai.

Ne përgatiteshim për luftë

Por ish-pilotët në bazat ushtarake ajrore shkonin ꞔdo ditë atje, në vendet sekrete dhe sot dimë gjithçka, madje edhe më shumë nga sa thonë fotografitë mbresëlënëse të Alfred Diebold.

“Ne përgatiteshim për luftë. Bënim fluturime natën edhe në kushte të vështira metereologjike. Nuk kishim misione zbulimi, bënim thjesht stërvitje për mbrojtje dhe asnjëherë për sulm. Detyra jonë ishte prishja e formacionit të çdo armiku të mundshën, çorientimi i tij në ajër. E dinim që nuk kishim fuqi të bënim luftë ajrore,” thotë për DW, Mitat Gjinaj, ish pilot ushtarak.

Ai e përshkruan bazën ushtarake ajrore të Gjadrit si “më të mirën, më të mbrojturën, ku gjithçka bëhej brenda tunelit”.

“Ishte shpuar mali dhe tuneli ishte hapur në formë harku. Modeli ishte marrë nga Suedia. Brenda tij strehoheshin avionë MIG 21 të armatosur me raketa, mitralozë, të ardhur nga Kina, që për kohën ishin shumë të përparuar, me shpejtësi mbi shpejtësinë e zërit, rreth 2000 km në orë. Ata dilnin direkt nga gryka e tunelit në pistën kryesore të aeroportit ushtarak të Gjadrit. Kishte edhe aeroporte rezervë për situata luftarake në Shkodër, Vlorë, Cërrik, Korçë dhe Gjirokastër. Kishte edhe bazë raketash në zonën e Shkodrës dhe në malin e Çajupit,” tregon ish-piloti ushtarak Mitat Gjinaj.

Breza të tërë shqiptarësh vuajtën pasojat e paranojës nga armiq imagjinarë dhe super militarizimin e vendit: represion, ksenofobi, varfëri dhe traumë kolektive. Armiqtë kryesorë ishin ish-Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, që nuk i shpallën kurrë luftë Shqipërisë komuniste të armatosur deri në dhëmbë për t’u mbrojtur prej tyre. Lufta në Ukrainë, agresioni rus po e kthen vëmendjen ndaj përgatitjes për t’u mbrojtur nga armiku.

„Ndoshta tani, për shkak të luftës në Ukrainë, ekspozita fotografike,”Remains of Paranoia” është më kuptimplotë. Jam i ndërgjegjshën për efektin dhe rëndësinë e sotme. Dhe kjo na çon të kemi më shumë dialog, më shumë diskutime të tilla si: Cilët jemi ne? Si dëshirojmë t‘i zhvillojmë jetët tona? Çfarë do të thotë të mbrosh vendin tënd dhe të jesh gjithashtu i hapur ndaj paranojës prej armikut? Sa e rrezikshme është kjo?”, thotë për DW, Alfred Diebold.

Dialogu për të shkuarën e afërt komuniste dhe të sotmen demokratike, në kontekstin e luftës në Ukrainë, bëhet kur Shqipëria prej 13 vitesh është vend anëtar i NATO-s dhe sivjet hapi negociatat për hyrje në BE.

Sot forcat ajrore të Shqipërisë kanë vetëm një flotë të vogël helikopterësh dhe hapësira e saj ajrore mbrohet nga NATO. Baza ajrore ushtarake, që po ngrihet në Kuçovë, do të jetë baza e parë e NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po modernizohet me një fond prej 45.8 milion euro.

Vlera të ekspozitës

Roland Tasho, fotografi i njohur në Shqipëri, fitues i disa çmimeve kombëtare, rajonale dhe europiane vlerëson ekspozitën për këndvështrimin e autorit.

„Alfred Diebold ka një këndvështrim interesant dokumentimi. Ai ka dokumentuar kohën para rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Është futur në zona sekrete, të ndaluara. Kjo e bën ekspozitën shumë interesante, krejt të veçantë dhe një dokument historik me shumë vlerë, një embleme të asaj periudhe”, thotë për DW, Roland Tasho.

“Kjo ekspozite është një aventurë e madhe. Shpresoj të jetë fillimi i një aventure edhe më të madhe: mendoj të njoh dhe të takoj njerëz që mund të flasin për këto vende sekrete, që jetuan në këto baza ushtarake. Do të ishte shumë mirë të shihej nëse ka të njëjta përvoja në vende të tjera për të mësuar çfarë po ndodh tani, si ka qënë në të kaluarën dhe hapur dialogun”.

Albanien Austellung Paranoia Reste in Tirana

Alfred Diebold është ekonomist gjerman, autor, fotograf dhe kineast.

Tags: Alfred DieboldAvionë luftarakë gjuajtësEkspozita “Remains of paranoia”Tirana
Postimi i mëparshëm

Mehaj krenar: Kadetët e rinj në stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”

Postimi tjetër

Edhe diaspora me tekste shkollore në gjuhën shqipe

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Edhe diaspora me tekste shkollore në gjuhën shqipe

Edhe diaspora me tekste shkollore në gjuhën shqipe

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu