Nëntori 2022 fillon me mot mjaft të ngrohtë. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, ndërsa dita me shumë rreze diellore dhe temperatura të larta për këtë periudhë kohore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 4 ajo minimale deri në 26 gradë Celsius ajo maksimale.
Mjaft nxehtë dhe me diell nesër edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Temperaturat minimale nga 5, ndërsa ato maksimale deri në 27 ose 28 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.
Nga e mërkura do të vazhdojë të jetë nxehtë, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave, ndërsa edhe vranësirat do të fillojnë të shfaqen herë pas here. Këto vranësira të enjtën dhe të premtën mund të kushtëzojnë ndonjë rrebeshe krejtësisht të izoluar shiu. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu, ndërsa në fundjavë na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e mundësi për reshje bore në viset malore