Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, BKS Sami Mazreku së bashku me drejtorët e departamenteve të cilat operojnë në kuadër të BKS-së vizituan të hënën 2 pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjakë dhe nga afër u njoftuan me mbarëvajtjen e punëve në këto pika kufitare që gjenden në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale drejtori i BKS-së, Mazreku tha se puna në këto 2 pika kufitare po vazhdon si zakonisht.
Për më tepër, Mazreku ju ka ofruar mbështetje 24 orësh punëtorëve të këtyre pikave kufitare.
“Unë së bashku me stafin takuam punëtoret e këtyre dy pikave kufitare ne jemi të kënaqur me punën që është bërë dhe po behën në këto dy pika kufitare. Takimi i sodit është në kuadër të vizitave të rregulla që në si menaxhment bëjmë nëpër pika kufitare” ka thënë drejtori Mazreku.
Drejtori Mazreku për bashkëpunimin e mirë ka falënderuar Policinë e Kosovës si dhe Doganën e Kosovës./InLajmi/