Galatasaray duket se ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e Milot Rashicës.
Sulmuesi i Kosovës iu bashkua klubit turk në verë në formë huazimi nga Norwich City.
Por, te Galata janë të kënaqur me paraqitjet e vushtrriasit.
Andaj mediat turke bëjnë me dije se gjiganti turk ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e tij.
26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me Norwich Cityn dhe vlera e tij aktuale është shtatë milionë euro, shkruan FronOnline.
Rashica më parë gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Werder Bremenit, Vitesses dhe Vushtrrisë.