Dialogu është jetik për Kosovën. Kështu tha Muahmet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në këtë proces.
Siç ka thënë edhe më parë, Hamiti theksoi në Frontal të T7 se “status-quo-ja i konvenon vetëm Serbisë dhe Rusisë”.
“Populli do të shoh se ka zgjedhur një pushtet absolut, pa kontrollet e domosdoshme në demokraci”, tha Hamiti.
“Ka rënie të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje. Presim që të ketë edhe më shumë rënie”.
LDK-ja, ndërkohë, Hamiti tha se “po rimëkëmbet”.
“Ne dhamë shenja të rikthimit që në zgjedhjet lokale”, theksoi ai.“Qytetarët do ta kenë rastin që në zgjedhjet e radhës t’i korrigjojnë gabimet që i kanë bërë”, shtoi Hamiti.