Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Seul, përcjell InLajmi.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se “mendimet janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani.
Të paktën 151 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë humbën jetën në rrugët e kryeqytetit si pasojë e shtyrjes së turmës në një nga zonat më të frekuentuara të Seulit për jetën e natës./InLajmi/





















