Koreja e Jugut që nga sot e deri më 5 nëntor ka shpallur ditë zie për viktimat në festën e “Halloween”-it.
Gjatë periudhës së zisë, në të gjitha institucionet publike do të ulen flamujt në gjysmë shtizë, kështu bëri të ditur kryeministri korean, Han Duck-soo, raporton CCN


Ai ndër të tjera tha se të gjitha ngjarjet jo urgjente do të shtyhen për një kohë të caktuar, transmeton Zeri.info.
Shërbyesit civilë dhe punëtorët nëpër institucione do të mbajnë nga një shirit të zi për të shprehur ngushëllimet gjatë periudhës së zisë.




















