Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka kritikuar Albin Kurtin duke ia bërë me dije se Kosova nuk është vetë e tij por e gjithë popullit, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se qeveritë janë kalimtare vijë e shkojnë por është një atëdhe dhe ai është i përjetshëm.
Ajo shkoi edhe më tej duke ia kujtuar Kurtit se në kohën kur ishte në opozitë e kishte mohuar edhe shtetësinë dhe gjithçka.
Nënkryetarja e PDK-së tha se si opozitë nuk duhet të biejnë në grackë sepse sipas saj Kosova e ëndrrave do të jetësohet.
Postimi i plotë i saj:
Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët.
Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme.
Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje.
Nuk guxojmë të biejm në atë grackë.
Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu.
Bashkë. #PDK /InLajmi/