Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar personelin e marinës britanike për shpërthimin në tubacionet e gazit Nord Stream muajin e kaluar, duke akuzuar drejtpërdrejt një anëtar kryesor të NATO-s për sabotim të infrastrukturës kritike ruse, shkruan The Guardian.
“Sipas informacioneve që kemi, përfaqësues të Marinës Britanike morën pjesë në planifikimin, sigurimin dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të këtij viti duke hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 ”, tha ministria ruse e mbrojtjes, transmeton Abcnews.al.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë nuk ka reaguar në lidhje me pretendimin e Rusisë.