Një avion Boeing 777-200ER i kompanisë “British Airways”, me të cilin mendohet se po fluturonte edhe Mbretëresha Camilla, bashkëshortja e Mbretit Charles III, ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij pasi është përplasur me një zog.
Avioni ishte nisur nga Bangalore në Indi, ndërsa u përplas me një zog pak përpara se të ulej në aeroportin Heathrow të Londrës.
Daily Mail shkruan se situata mund të ketë qenë e tmerrshme për Camilla-n, e cila njihet se ka frikë nga fluturimet. Deri tani, Pallati Mbretëror nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me incidentin, shkruan A2CNN.
Në fotot e avionit pak pas uljes dukej qartë goditja që ai kishte marrë nga përplasja me shpendin, por për fat të mirë nuk pati probleme dhe kreu ulje të sigurt.