Milani do të luaj të dielen kundër Torinos.
Trajneri Stefano Pioli, ka marr një lajm të mirë para kësaj përballje.
Futbollisti spanjoll, Brahim Diaz, ka punuar me grupin në stërvitjen e mëngjesit të sotëm dhe është rikuperuar plotësisht, duke qenë në dispozicion të trajnerit, shkruan Indeksonline.
Diaz shënoi dy gola në fitoren e javës së kaluar 4-1 ndaj Monzas, ku më pas pësoi një lëndim i cili e la jashtë fushës për ndeshjen e Champions League kundër Dinamo Zagrebit.