• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 24 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kanë mbetur rreth 300 mbetje mortore të paidentifikuara nga lufta në Kosovë

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
29 October 2022
në Kosovë
0 0
0
Kanë mbetur rreth 300 mbetje mortore të paidentifikuara nga lufta në Kosovë
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, IML janë rreth 300 mbetje mortore ende të paidentifikuara.

Antropologu mjeko ligjor dhe specialisti i mjekësisë ligjore, Ditor Haliti, tha për Telegrafin se çështja e identifikimeve të mbetjeve mortore nga lufta e fundit në vend, është shumë e rëndësishme për këtë institut.

Sipas tij vështirësi më e madhe në punën e tyre është koha, e cila ka kaluar nga lufta e fundit dhe rrjedha e procesit, e cila është e ngadalshme.

“Këtu i trajtomë rastet të cilat kanë të bëjnë kryesisht nga lufta e fundit në Kosovë, por jo vetëm. Puna jonë bazohet në analizën, ekzaminimin e mbetjeve njerëzore, që janë në gjendje të dekompozuar dhe të skeletizuar, e që janë në gjendje të paidentifikueshme. Pastaj neve na takon që t’i trajtojmë ato dhe të provojmë t’ia gjejmë identitetin dhe t’i dokumentojmë të gjitha ato trauma apo sëmundje të cilat kanë mundur të jenë në trupin e individit. Për ne është shumë me rëndësi çështja e personave të zhdukur, të cilën e kemi punë primare këtu. Mund të them që vështirësia më e madhe në punën tonë është koha e cila ka kaluar nga lufta e fundit dhe rrjedha e procesit, e cila është e ngadalshme dhe nuk është sipas pritshmërive tona Edhe pse të gjithë e dimë se me kalimin e kohës gjithmonë provat – informatat zbehen dhe tashmë është vështirë t’i gjejmë këto dëshmi. Por, duhet të jemi këmbëngulës në punën tonë dhe të provojmë ta bëjmë maksimumin në këtë proces”, ka thënë Haliti.

Haliti theksoi se problemi te identifikimi i mbetjeve mortore qëndron tek informatat pasi siç potencoi ai kanë kaluar 23 vjet nga lufta e fundit në vend.

“Problemi kryesor qëndron tek informatat pasi kanë kaluar 23 vjet nga lufta e fundit. Informatat tash janë më të zbehta kështu që tani e kemi problem të gjejmë vendndodhjen e individëve të cilët janë të zhdukur. Ne e dimë që 1,617 persona të zhdukur nga lufta në Kosovë dhe çdo ditë bëjmë përpjekje që ta lokalizojmë vendndodhjen e tyre. Mirëpo, për shkak të rrethanave që përmenda, kryesisht informatave, ne hasim në probleme”.

Ai po ashtu tregoi se në sallën e antropologjisë janë vetëm trupat me të cilat janë duke punuar aktualisht.

Siç theksoi Haliti në morgun e IML-së janë rreth 300 mbetje mortore të paidentifikuara.

“Në këtë sallë janë vetëm trupat me të cilët jemi duke punuar aktualisht. Mirëpo ne kemi dhe morgun, ku ruhen trupat nga lufta e fundit në Kosovë dhe janë diku rreth 300 mbetje mortore të paidentifikuara. Identifikimi i tyre lidhet kryesisht me sfidat e ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me procesin e identifikimit që ka ndodh menjëherë pas lufte. Pas lufte nuk ka pasur metodë të ADN-së që të përdoret për identifikimin e tyre, kështu që shumë individë janë identifikuar në mënyrë klasike apo tradicionale siç e quajmë ne në bazë të pamjes vizuele, pa e përdorë ADN-në. Sot e kemi ADN-në fatmirësisht dhe puna jonë është shumë më e lehtë në identifikimin e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Naim Uka, për Telegrafin tregoi për punën që bëhet në këtë institut, vështirësitë në të cilat hasin dhe shërbimet të cilat kryhen.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) vazhdon të kryejë shërbime për institucionet e drejtësisë, respektivisht për prokurorit dhe gjykatat. Fatmirësisht, jemi në një situatë të transformimeve në kuadër të strukturës organizative. Mirëpo, momentalisht funksionojmë në bazë të tri divizioneve: divizioni për mjekësi ligjore, për identifikim dhe përkrahje që ka të bëjë me çështjet e të zhdukurve dhe divizioni për administratë dhe punë të përgjithshme”, tha Uka, duke shtuar se laboratorët e toksikologjisë dhe hispatologjisë ende janë ta pa akredituara.

“Transformimet tona janë duke u realizuar falë dhe ndihmës së një projekti të Bashkësisë Evropiane, i quajtur IPA 2, përmes së cilit janë kryer disa procedura të nevojshme administrative dhe ligjore, ku njëra nga proceset më të rëndësishme është përgatitja e laboratorit të toksikologjisë dhe histopatologjisë për akreditim. Jemi në fazat përfundimtare të përgatitjes së aplikacionit në drejtorin për Akreditim të Kosovës, në të cilën mendojmë që deri në fund të vitit do të fillohet faza e parë e kontrolleve dhe pjesës procedurale prej drejtorisë së Akreditimit të Kosovës”.

Ai tha se si mjekë ligjorë në tërësi janë nëntë, mirëpo nga momenti që marrin ftesë nga organet e drejtësisë për ndonjë rast të caktuar atëherë ata quhen ekspert mjeko ligjorë.

“Si mjekë ligjorë në tërësi jemi nëntë, përfshirë doktoreshën histopatologe e cila njëkohësisht është dhe mjeke ligjore, që i bien në total jemi 10 mjekë ligjorë. Kemi dy doktor histopatolog mjeko ligjorë, e kemi një toksikolog mjeko ligjorë. Një ekspert mjeko ligjorë merret me marrjen e ftesës nga organet e drejtësisë. Faktikisht jemi mjeko ligjorë, momentin kur marrim ftesë nga organet e drejtësisë atëherë automatikisht quhemi ekspert mjeko ligjorë”, tha Uka.

“Kushtet optimale nuk mund të sigurohen asnjëherë, mirëpo kushtet në përgjithësi edhe në cilësinë e zv.drejtorit të IML-së mendoj se ekzistojnë. Ka mangësi, kemi kërkesa mirëpo në terma të përgjithshëm kemi kushte të mirëfillta për ushtrimin e profesioneve tona dhe ofrimin e shërbimeve mjeko ligjore për organet e drejtësisë”.

Uka tregoi se ky institutit ofron shërbime për raste të freskëta, për rastet e vdekjeve të ndryshme: vrasjet, vetëvrasjet, vdekjet aksidentale, etj.

Zëvendësdrejtori gjithashtu theksoi se tash 23 vite përballen me çështjen e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Ofrojmë shërbime edhe për procesin e identifikimeve që ka të bëjë me çështjen e të zhdukurve. Çështje kjo më e ndjeshmja që prej pas lufte me të cilën përballemi plotë 23 vite. Vlen të theksohet se prej vitit 2019 IML-ja i ka marrë kompetencat ekzekutive prej misionit të EULEX-it. Kompetenca këto që kanë qenë të ushtruara edhe nga misione tjera ndërkombëtare si ai i UNMIK-ut, paraprakisht në vitin 2008-të. Në këtë aspekt vitin e kaluar nga Ministria e Drejtësisë është kërkuar që të fillohet procesi i rishikimit të mbetjeve mortore në IML, ku supozohet se ekziston një numër jashtëzakonisht i madh i mbetjeve mortore, skeletore të cilat kanë nevojë me u rishiku edhe me u proceduar më tutje. Është formuar grupi punues, kryesues i këtij grupi punues jam unë…”

“Është njëri prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndejshme që është duke u zhvilluar në këtë institut. Përmes këtij procesi shpresojmë që do të kemi identifikime të reja dhe ato identifikime të mëparshme të procedohen te familjarët e personave të zhdukur. Telashet dhe problemet janë të shumëfishta duke filluar nga problemi madhor të hezitimit të dhënies së gjakut nga familjarët e personave të zhdukur, duke vazhduar me faktin se mungojnë informatat kredibile nga pala serbe. Në çdo takim që e kemi, qoftë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ne si IML insistojmë dhe kërkojmë vazhdimisht nga pala serbe që këto informata të na jepen qoftë për lokacione që gjenden brenda Republikës së Kosovës, qoftë jashtë saj, respektivisht në territorin e Serbisë. Deri më tash kemi pasur vullnet minimal nga pala serbe, megjithatë ne vazhdojmë të insistojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Sipas tij, problem tjetër në procesin e identifikimit paraqitet edhe keq identifikimi mjeko ligjore, respektivisht identifikime tradicionale pa rezultate të ADN-së, pas vitit 1999.

“Identifikimet mjeko ligjore zakonisht janë bërë në bazë të pamjes, rrobave apo gjësendeve të ndryshme të personave që janë vrarë apo zhdukur, kurse nga viti 2004 e tutje metoda e analizimit përmes ADN-së është metoda më e besueshme shkencore. Metoda e ADN-së na ka sjell në një situatë që të zbulojmë plotë keq identifikime të tjera, kryesisht në këto vite”, tha ai.

Uka tha se institutit i mungon një arkeolog mjeko ligjor, për të cilin iu ka ofruar mbështetja nga misioni i EULEX-it.

“IML disponon dhe me shërbimet e asistentëve të mjekëve ligjorë, të cilët e kanë përgjegjësi daljen në terren me thirrjen që e marrin nga policia, funksionojnë 24 orë, dalin në terren dhe e marrin rastin. I njëjti njësit e kthen rastin me vetura tona, të cilat janë vetura speciale për bartjen e kufomave, kthehet rasti dhe vendoset në frigorifer në morgun e IML-së. Derisa të vjen një urdhëresë nga prokurori i shtetit, trupi apo kufoma nuk guxon të preket e as të hapet nga askush. Me pranimin e urdhëresës nga prokurori i shtetit atëherë fillon përgjegjësia e mjekut ligjor, i cili është në orar. Mjeku ligjor i bart përgjegjësitë për atë rast”.

Tags: IMLMbetje MortoreNaim Uka
Postimi i mëparshëm

Targat RKS, Kurti: Zbatimi i vendimit garanton sundimin e ligjit, paqen e sigurinë

Postimi tjetër

Pranimi i Kosovës në KiE, Daçiq: Serbia në presion për të mos marrë pjesë në seancë

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Pranimi i Kosovës në KiE, Daçiq: Serbia në presion për të mos marrë pjesë në seancë

Pranimi i Kosovës në KiE, Daçiq: Serbia në presion për të mos marrë pjesë në seancë

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu