Edhe Arsenali, klubi që ka në pronësi Pablo Mari, por të cilin e ka huazuar te Monza, ka reaguar për sulmin me thikë që është bërë në supermarketin e Milanos.
Nga ky sulm një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ku mes tyre edhe futbollisti i Serie A, shkruan indeksonline.
“Mendimet tona shkojnë te Pablo Mari dhe viktimat e tjera të episodit të tmerrshëm në Itali. Ne kemi qenë në kontakt me agjentin që na tha se ai është në spital dhe nuk është plagosur rëndë”, është shprehur klubi anglez.
https://twitter.com/Arsenal/status/1585720146555019264