Laura Fazliu ka kaluar në finale të Kampionaitt Evropian për U23, që po mbahet në Sarajevë.
Fazliu në gjysmëfinale e ka mposhtur Brigitta Varga, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ajo në finale për medaljen e artë, do të përballet me Annabelle Winzig.
Nërsa Erza Muminoviq është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për U23, që po mbahet në Sarajevë.
Muminoviq pësoi humbje nga xhudistja hungareze Roza Gyertyas, me Ippon, në kategorinë deri në 52 kilogramë, njofton Klankosova.tv.
Erza do t’i ketë edhe 2 ndeshje në repesazh për ta fituar medaljen e bronztë.