Anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, kritikon deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se qëllimisht po e bllokojnë punën e komisionit, raporton InLajmi.
Sipas tij, mazhoranca në Kuvend nuk dëshiron zbardhjen e hetimit që është inicuar nga partitë opozitare, derisa mungojnë në mbledhjet e komisionit.
“Sot dështoj mbledhja e këtij Komisioni Hetimor si rezultat i mospjesëmarrjes së deputetëve nga mazhoranca dhe unë mendoj se askush nuk duhet të jetë kundër zbardhjes së të vërtetës dhe hedhjes në dritë të gjithë asaj se çka ka ndodh gjatë periudhës së importit të energjisë elektrike”, u shpreh Tahiri
Tutje deputeti i PDK-së, bëri të ditur se në rend dite ishte edhe ftesa e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Në anën tjetër kishim në rend dite, pra ftesën për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që të vijë dhe të dëshmojë para Komisionit për implikimet për të cilat ne kemi pretenduar gjatë kësaj krize, dhe ftesa për akterët tjerë të rëndësishëm që kanë qenë të involvuar në këtë proces. Si opozitë është e rëndësishme që gjithë këta akterë të jenë para Komisionit Hetimor dhe të dëshmojnë për angazhimin e tyre dhe për implikimet e tyre gjatë kësaj periudhe”, tha Tahiri./InLajmi/